Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet më të komentuara në showbiz dhe duke qenë e tillë ajo mbtetët nonstop në syrin e kureshtarëve të cilët ndjekin çdo lëvizje të këngëtares.

Së fundmi artistja publikoi në faqjen e saj në ‘Twitter’dhe në ‘InstaStory’ një thënie e cila dukej si ‘thumbim’ për Donald Veshajn. Mirëpo këngëtarja duket se u pendua dhe e fshiu shumë shpejt postimin.

“Kujto! Vetbesimi është i heshtur, pasiguria ‘bërtet’!”- shkruhej në tweet-in e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se mbrëmjen e së premtes aktori i humorit duket se thumboi drejtëperdrejtë këngëtaren ku u shpreh se “sa problem është femra kur është e bukur dhe është kështu bosh fare”.

Nuk është hera e parë që moderatori përdor emisionin e tij, për të përçuar mesazhe ose “thumbuar” persona të tjerë, sidomos ish-banorët e Big Brother Vip. Nga ana tjetër Trixa që pas ndarjes nga Donald Veshaj, ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur dhe të mos bëjë asnjë deklaratë.

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Uqin disa javë më parë ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit ‘Ora Verore’ dhe intervista është publikuar para katër ditësh. Mes të tjerash këngëtarja u pyet edhe se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.

“Ribashkimet e kujt?”– pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”– u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet. Kjo deklaratë e këngëtares pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”– u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Panorama Plus 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb