Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, sapo ka mbërritur në Bubq, që është një ndër zonat e prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ashtu sic duket edhe në fotot e shkrepura nga fotografi Hektor Pustina, këngëntarja Bebe Rexha ka parë nga afër dëmet e shkaktuara në banesa duke hyrë brenda tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb