Të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbajtur zgjedhjet presidenciale.

Populli amerikan ka votuar për dy kandidatët në garë: Donald Trump dhe Joe Biden.

Obligimin e saj si qytetare e ka kryer edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Sss 2
Sss 2

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha është e lindur në Brooklyn të New Yorkut nga prindër shqiptarë, dhe është rritur në Staten Island.

Pas votimit, Bebe Rexha publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi mjaft provokuese, ku shfaqej me një bluzë transparente te pjesa e gjoksit.

Ajo kishte mbuluar njërin gjoks me një stampë ku shkruhej “Unë votova”, ndërsa mori vëmendjen e fansave me paraqitjen provokuese.

“Unë votova, shpresoj se edhe ju po e bëni gjithashtu”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo ndërkohë po vazhdon edhe të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit në bashkëpunim me Doja Cat, të titulluar “Baby, I’m Jealous”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: