Ish-kapiteni i Anglisë, David Bechkham, i ka dhënë kontrollin e llogarisë së tij të Instagram një mjekeje në Kharkiv. Dr. Iryna, drejtuese e një qendre rajonale, e kaloi ditën duke postuar video në lidhje me punën që profesionistët po bëjnë në mes të luftës.

Pamjet treguan të porsalindurit që po trajtoheshin dhe një bodrum në të cilin pacientët duhej të zhvendoseshin për t’i shpëtuar granatimeve.

Beckham, 46 vjeç, ka më shumë se 71 milionë ndjekës në Instagram.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid tha se donte të nënvizonte “punën e mahnitshme që Iryna dhe punonjësit e shëndetësisë si ajo po bëjnë për të shpëtuar jetë në Ukrainë”.

Dr Iryna, e cila përveçse drejton qendrën shërben si anesteziologe pediatrike, tha se puna e saj kishte qenë “24/7” që nga pushtimi rus.

“Ditët e para ishin më të vështirat. Ne duhej të mësonim se si të punonim me bombardime dhe greva,” tha ajo.

“Ne ndoshta po rrezikojmë jetën tonë, por nuk mendojmë fare për këtë. Ne e duam punën tonë. Mjekët dhe infermierët këtu, shqetësohemi, qajmë, por askush nga ne nuk do të dorëzohet”, tha mjekja.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe ka qenë objektiv i granatimeve ruse për më shumë se tre javë.
Dr Iryna përshkroi se si, në ditën e parë të luftës, të gjitha gratë shtatzëna dhe nënat duhej të zhvendoseshin në bodrumin e qendrës.
“Ishin tre orë të tmerrshme që kaluam së bashku”, tha ajo.

Ajo shtoi se foshnjat që merrnin kujdes intensiv duhej të qëndronin lart, sepse pajisjet e shpëtimit nga të cilat ata vareshin nuk mund të lëvizeshin.

Beckham gjithashtu inkurajoi ndjekësit e tij që të dhurojnë për Unicef, një agjenci ndihme e OKB-së për të cilën ai shërben si ambasador.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb