TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit sot të platformës për bashkimin e PD nga kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Salianji shkruan se forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokumenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!

Ai thekson se pas deklarimit publik të këtij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithëpërfshirës! “Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!”, deklaron ai.

DEKLARATA E PLOTË
Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakordësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshëm nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anuluar për shtyp!

Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokumenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!
Përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi interesat e demokratëve!

Dorëheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proces i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike!

Pas deklarimit publik të këtij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithëpërfshirës!
Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!

Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrinë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partisë aty janë, mungon vetëm vullneti ne rastin më të mirë apo akoma më keq synimi për ta ndarë PD në pjesë!

Përgjegjës do të mbahen ata që përpiqen të mbajnë me thonj privilegje të pamerituara dhe përfitime tërësisht personale!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: