Një dron izraelit goditi këtë të martë zyrat e grupit islamik palestinez Hamas në Bejrut, duke vrarë katër persona.

Mes të vdekurve është një nga figurat kryesore të Hamasit, Salah al-Arouri, i dyti në hierarkinë e lëvizjes pas Ismail Haniya, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Shpërthimi tronditi Bejrutin ndërsa tensionet u përshkallëzuan në kufirin me Izraelin. Nuk është dhënë asnjë shkak i menjëhershëm për shpërthimin, por videot tregojnë dëme të mëdha në makina dhe shtëpi.

Shkaku i shpërthimit ishte i panjohur deri të martën pasdite, sipas agjencisë, megjithatë dyshohet se një zyrtar palestinez ishte në shënjestër . Zona është gjithashtu shtëpia e selisë së Hezbollahut.

Shpërthimi vjen pasi tensionet përshkallëzohen në kufirin midis Izraelit dhe grupit Hezbollah të Libanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: