Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi kërkoi shpërndarjen e Parlamentit, pas skandalit që ka përfshirë Shërbimin Informativ të Shqipërisë ku ish-drejtuesja e këtij institucioni rezultoi se i ofronte ndihmë personit të shpallur në kërkim, Ergys Agasi.

Gjatë seancës plenare, Këlliçi iu drejtua mazhorancës duke thënë se koha do të gjykojë secilin prej ligjvënësve, ndërsa shtoi se mazhoranca është betuar t’i shërbejë Shqipërisë dhe jo krimit të organizuar. Ai kërkoi nga shumica parlamentare që të mbajë përgjegjësi në raport me skandalin që ka përfshirë agjencinë inteligjente.

“Kur do ndjeni një fije përgjegjësi? Jeni betuar për t’i shërbyer Shqipërisë, jo krimit të organizuar. Jeni betuar para Flamurit Kombëtar dhe jo para flamurit të partisë! Koha do na gjykojë secilin prej nesh një ditë, por ndërkohë që ditët kalojnë, Shqipëria po boshatiset, po plaket e po mpaket! Ky Parlament duhet shpërndarë një orë e më parë”, u shpreh Këlliçi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb