Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që Parlamenti të trajtojë protestën që mbahet prej 18 ditësh kundër qeverisë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsion, ndërsa denoncoi sërish se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, po përgatit arratisjen.
Ai theksoi se duhet të ‘ndërpritet çdo gjë dhe të diskutohet për kërkesat e protestuesve’.
“Belindën po e përgatit për në arrati. Do të dilni edhe ata nga ju që e keni shoqëruar në skaf Belindën se edhe deti ka sy. Ku e keni Agaçin. Ku i keni të arratisurit? Ata që po protestojnë janë heronjtë e vërtetë të popullit dhe lëvizja e tyre…Rama fshihet ndaj svjen në parlament. Mendoni se Parlamenti Europian,… jeni damkosur mos gënjeni shqiptarët.
Protesta e shqiptarëve nuk është anti-Trump, por për shtetin ligjor”, tha ai.
