Nuk ka sfiluar me të zeza në Golden Globe, por ka dashur të shprehë solidaritetin e saj me lëvizjen Time’s Up kundër ngacmimeve seksuale.

Lumit të madh të ngacmimeve seksuale të kohëve të fundit i është shtuar edhe ai i Bella Thorne, ish ylli Disney, e cila ka bërë një rrëfim shokues, duke shkruar në Instagram: ’Jam abuzuar seksualisht që në ditën kur fillova të mbaj mend deri në moshën 14 vjeçare…

‘Më pas pata kurajon të mbyll me çelës derën natën e të ulem përpara saj. Gjithë natën, duke pritur që dikush të përfitonte sërish me jetën time. Prita derisa ndodhi. Por disa nga ne nuk janë kaq me fat të shpëtojnë gjallë. Ju lutem mbroni çdo shpirt të keqtrajtuar’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: