Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë lajmin për botimin e librit të tij të ri, titulluar Unknown Albanians (Shqiptarët e Panjohur), një album fotografik që do të promovohet në fund të këtij muaji. Ky botim pasqyron pasionin e Blushit për fotografinë, një pasion që e ka çuar në shumë vende të Shqipërisë për të takuar dhe fotografuar shumë njerëz.

Libri është një akt mirënjohjeje për këta njerëz, të cilët kanë ndihmuar shkrimtarin të zhvillojë aftësitë e tij fotografike. Ata janë personifikimi i Shqipërisë autentike dhe janë të përfshirë në këtë album me 69 fotografi, ku pasqyrohet jeta e tyre e thjeshtë e përditshme. Blushi ka zgjedhur të titullojë librin në anglisht për të mundësuar që këta njerëz, të cilët përfaqësojnë Shqipërinë e vërtetë, të njihet edhe nga vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri.

Në këtë album, janë përfshirë portretet e shqiptarëve që nuk janë të pranishëm në media, nuk janë pjesë e debateve të ditës dhe jetojnë jetën e tyre me thjeshtësi dhe modesti. Disa nga këta njerëz vishen thjesht, nuk kërkojnë asgjë në këmbim dhe nuk bëjnë zhurmë në jetën e të tjerëve. Titulli i librit, Unknoën Albanians, i referohet këtyre njerëzve të panjohur që shpesh janë të padukshëm, por që në realitet janë ata që përfaqësojnë jetën e vërtetë të Shqipërisë.

Libri do të jetë i disponueshëm në libraritë e Tiranës pas datës 25 mars dhe ata që janë të interesuar për një kopje mund t’i drejtohen autorit për të marrë një të tillë. Ky album është një nderim për ata që jetojnë larg vëmendjes së kameras dhe që e bëjnë Shqipërinë të veçantë me jetën e tyre të thjeshtë dhe të sinqertë.

Postimi i shkrimtarit Ben Blushi:

Unknown Albanians ose Shqiptarët e Panjohur është libri im më i ri që do të promovohet në fund të këtij muaji.

Ky botim është një album fotografik me foto të përzgjedhura nga gati tre vjet pasion për këtë art të mrekullueshëm i cili më ka cuar në shumë vende të Shqipërisë, ku kam takuar njerëz që në kushte të tjera nuk do t’i njihja dot.

Këta njerëz më mësuan të fotografoj prandaj ky botim është një lloj mirënjohje për ta dhe për këtë arsye quhet Unknoën Albanians.

Titulli i librit është bërë me qëllim në anglisht sepse do doja që këta njerëz që përfaqësojnë Shqipërinë e vërtetë t’ua prezantoja dhe të huajve që vijnë në Shqipëri.

I bindur se shqiptarët e panjohur i kanë dhënë Shqipërisë më shumë se gjithë shqiptarët e njohur bashkë, besoj se ky album i pasqyron ata siç janë në jetën e tyre të thjeshtë dhe të përditshme.

Prandaj kush do të njohë njerëz të panjohur të cilët nuk dalin çdo natë në televizor, nuk bëjnë debate, nuk ngatërrohen në punët e të tjerëve, nuk bezdisin njeri, vishen thjesht dhe shohin jetën e tyre pa i dhënë mend askujt dhe pa kërkuar asgjë në këmbim të modestisë së tyre, mund ti gjejë në këtë libër me 69 fotografi, kopertina e të cilit është konceptuar si një ekran bardhë e zi në të cilin shfaqet shpina e një djali të panjohur nga Belshi.

Unknown Albanians do jetë në libraritë e Tiranës pas datës 25 mars dhe kushdo që kërkon të ketë një kopje mund të më shkruajë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb