Pasioni apo tregu i punës?! Të ndjek këshillën e familjes apo të studioj degën që dua?! Dilemat e maturantëve shqiptarë janë të shumta, kur vjen momenti për të vendosur për studimet e tyre universitare.

Universiteti Luarasi është i vetëdijshëm për rëndësinë e këshillimit të karrierës, për këtë arsye vijon traditën, duke ua bërë më të lehta zgjedhjet në kontaktin e drejtpërdrejtë që ka me 20.000 maturantë.

Këtë radhe Luarasin e kanë vizituar maturantët e shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë.

Rektori i Luarasit, profesor Et’hem Ruka, dhe dekanët, ftuan të rinjtë të bëjnë një zgjedhje të zgjuar në universitetin e akredituar maksimalisht me 6 vite, ku vlera e diplomës në fund bën diferencën.

Rektori i Luarasit, Et’hem Ruka, mbërtheu vëmendjen e maturantëve të ftuar, me një temë që rrallëherë trajtohet në auditorët shqiptarë. Nanoteknologjia dhe bioteknologjia janë kthyer në armët më të fuqishme që njeriu përdor sot për ta shkruar vetë të ardhmen e tij, duke synuar të zhdukë sëmundjet dhe të arrijë pavdekësinë. Sot, arritjet e shkencës e kanë kthyer atë që konsiderohej e pamundur në realitet.

Profesor Ruka së shpejti do të botojë një libër për transhumnazimin, i cili ka shkaktuar debate të zjarrta dy shekujt e fundit, ku në thelb është pyetja: NGA VIJME DHE KU SHKOJME. Edhe maturantët thanë se takimi ishte i vlefshëm, teksa axhenda vijoi me vizitën në ambientet e universitetit dhe biseda nga afër me stafin akademik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb