BERAT

Policia e Beratit ka zbardhur të plotë aksidentin e ndodhur në Berat, në aksin rrugor Axhesi-Ura e Goricës, ku mjeti tip “Benz”, doli nga rruga dhe u fut brenda një dyqani.

 

Policia thotë se drejtuesi i mjetit është identifikuar si Ergys Petro 26-vjeç, ndërsa të plagosurit nga ky aksident janë, Abaz Kaballi, Robert Sadikaj, Tahir Radiu, Astrit Veliu.

 

Mësohet se katër të lënduarit ndodhen në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot , rreth orës 19:00 në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, në vendin e quajtur Axhensia shtetasi E.P., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin, ka hipur në trotuar dhe është perplasur me një dyqan anës rrugës.

Për pasojë janë dëmtuar këmbësorë të rastit, shtetasit A.K, R.S, T.R, dhe A.S, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb