BERAT- Gjykata e Beratit ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë dhe dënon me 18 muaj burgim shtetasin A. Sula, mjek në Spitalin Rajonal të këtij qyteti, i akuzuar për veprën penale të «Ngacmimit seksual».

Mjeku u denoncia nga pacientja A.B, të cilën e ka ngacmuar në pjesët intime, në kohën kur e dëmtuara kishte përfunduar një ndërhyrje kirurgjikale.

Ngjarja për të cilën akuzohet mjeku ka ndodhur në dt. 03.10.2014, në ambientet e spitalit të Beratit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb