Në qytetin e Beratit, që prej orës 06:00 të mëngjesi të sotëm është ndaluar qarkullimi i të gjitha mjeteve private në qytet si dhe hyrjet e daljet e mjeteve të paautorizuara.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se sipas këtij urdhri, në qytet lëvizin vetëm ambulancat, policia dhe mjetet e akredituara dhe të autorizuara nga Policia e Shtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por, siç duket ky urdhër nuk u erdhi mirë “të fortëve” të qytetit, që duke qarkulluar me automjete në rrugë u penalizua nga policia. Efektivë të shumtë të DPV Berat dhe Policia Bashkiake kanë ngritur sot post-blloqe të shumta në çdo rrugë të qytetit si dhe në hyrjet e daljet e tij, duke gjobitur këdo që nuk ju bind urdhrit dhe duke bllokuar dhjetëra mjete.

Nga ana e DPV Berat janë marrë sanksione të ashpra ndaj të gjithë atyre që nuk respektuan njoftimin e dhënë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve private në qytet, me përjashtim të mjeteve të autorizuara nga Policia si : autoambulancat, mjetet që kryejnë funksione shtetërore etj. 64 gjoba te “majme” janë vendosur sot nga shërbimet policore në Berat, ndërkohë që janë bllokuar edhe dhjetëra automjete.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat bën me dije se në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia do të ashpërsojë penalitetet në rrugët e qytetit për të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë ligjin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb