Në vigjilje të festës së Shën Valentinit qyteti i Beratit është mbuluar ngado nga zemrat e kuqe. Bashkë me të dashuruarit edhe qyteti muze i Beratit ka kryer të gjitha përgatitjet festive,për ta pritur me ngjyra dhe simbolet e duhura festën e të dashuruarve.

Bashkia e qytetit është kujdesur që kësaj ditë të të dashuruarve t’i japë ngjyrën e veçantë të saj.

Bulevardi kryesor,rruga përgjatë Pedonales por edhe në rrugët e ndryshme të qytetit,kanë veshur petkun e dashurisë,për t’u kujtuar në këtë mënyrë të gjithë të dashuruarve këtë ditë të veçantë për ta.Ngado shihen zemra të formave e përmasave të ndryshme,të shpërndara nëpër qytet,duke krijuar në këtë mënyrë atmosferën e zjarrtë të kësaj feste. E kuqja e dashurisë i ka dhënë më shumë hijeshi dhe ngjyra qytetit të Beratit,duke bërë që çdokush që kalon në këto rrugë të ndjejë afrimin kësaj feste.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb