BERAT

12 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Berat,11 në Kuçovë,8 në Skrapar, 4 në Urë-Vajgurore dhe 2 raste të reja janë regjistruar në qytetin e Poliçanit. Mes të infektuarve numërohem shumë mësues dhe nxënës në disa shkolla të qarkut.

1 mësuese në shkollën e mesme “Kristo Isak” në Berat, 1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në Uznovë, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull dhe 1 nxënës në shkollën e mesme “Irfan Ngjeqari” në Berat janë rastet “pozitive” të konfirmuara ditën e sotme.

Vatra të reja infektimesh janë rishfaqur në Spitalin Rajonal Berat,ku rezultojnë “pozitiv” nën/drejtori i Spitalit Rajonal Berat dhe 1 infermier në Repartin e Kirurgjisë. Edhe në Burgun e Beratit janë shfaqur vatra të reja infektimesh,ku sot është konfirmuar “pozitive” me Covid-19 ekonomistja e Paraburgimit në IEPV Berat. Edhe në Institucionin e Kadastrës së Beratit është regjistruar sot i infektuar me Coronavirus një specialist,ndërkohë që të infektuar janë regjistruar edhe në disa biznese private. Mes rasteve konfirmohen: 1 punonjëse banke, 2 punonjëse në një subjekt privat, dhe 1 punonjës në një servis celularësh në qytetin e Kuçovës. E ndërkohë që numri i të infetkuarve pp rritet nga dita në ditë,aktualisht numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 921.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb