Yulia Navalnay, bashkëshortja e kundërshtarit të Presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny, ka akuzuar dhe bërë përgjegjës Putinin për vdekjen e tij.

Bild në një analizë të gjatë pasqyron përplasjet dhe e forta në Navalnyt dhe rezistencën e tij kundër regjimit të Putinit. Por gjithashtu shtron pyetjen nëse Yulia Navalny a do të jetë ‘në shënjestër’ të Putinit, duke qenë se ka dalë hapur kundër presidentit rus dhe se a do të mund të ketë ajo të njëjtin fat të vështirë si bashkëshorti i saj?

A do të jetë ajo kundërshtarja e radhës e Putin dhe a do të ketë fatin e vështirë si të bashkëshortit të saj?,-shkruan BILD.

Artikulli i BILD;

Yulia Navalni, dikur ka dalë në krah të bashkëshortit të saj, Alexei Navalny, jo sepse ishte burri i saj, por sepse ishte personi që e dinte me mirë se çfarë kishte kaluar Navalny.
Por tani kritiku dhe kundërshtari më i fortë i Putinit, Alexei Navalny vdiq në burg.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yilua Navalny tha: Putini duhet të mbahet përgjegjësi kryesor për të gjitha krime që ka kryer në vendin tona”, ndërsa premton: “Shumë shpejt do të vijë dita. Unë i bjë thirrje të gjithë njerëzve, jo vetëm në Rusi, por kudo. Duhet të bashkohemi dhe të luftojmë kundër këtyre njerëzve”.
Por a do jetë ajo zëri i opozitës ruse? Dhe nëse po, a do të kthehet ajo në një ‘shënjestër’ të Putinit.
Dita kur Yulia Navalny u bë e njohur ishte 21 gushti i vitit 2020, dita kur bashkëshorti i saj u helmua.
44-vjeçarja qëndroi në spital teksa burri i saj po luftonte me jetën. Ajo konsiderohet si një nga gratë më me ndikim në Rusi, sidomos pas arrestimit të Navalnyt në vitin 20221.
Në një intervistë të dhënë më herët për “Spiegel” ku u pyet nëse dëshiron të hyjë në politikë, ajo tha: “Duhet ta duash politikën, unë dua diçka tjetër. Unë dua që njerëzit të kujtojnë liderin e opozitës, Alexei Navalni”, i cili në atë kohë ndodhej në burg.
Por a do të ndryshojë kjo tani?, përfundon artikullin BILD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: