Një gazetare ruse e akuzuar për publikimin e një postimi ku shkruante se “njerëzit e arsyeshëm janë pro paqes”, në lidhje me luftën që Vladimir Putin i shpalli Ukrainës raportohet të jetë mbyllur në një spital të psikiatrisë klinike në Siberi.

44-vjeçarja Maria Ponomarenko, nënë e dy fëmijëve, pretendon se autoritetet po kërkojnë ta çojnë në burg për shkak të kundërshtimit të saj ndaj luftës dhe përhapjen e lajmeve “të rreme” në lidhje me operacionin ushtarak në Ukrainë.

Postimet e saj në Telegram përfshinin gjithashtu komente kritike për bombardimin rus të një teatri drame në Mariupol në prill, ku qindra civilë ishin strehuar. Ministria ruse e mbrojtjes mohoi se forcat e saj qëndronin pas bombardimeve, për të cilat fajësuan nacionalistët ukrainas.

Për shkak të postimeve të saj që kundërshtojnë narrativën zyrtare ruse, ajo mund të përballet me dhjetë vjet burg ose burgim të pacaktuar në një institucion psikiatrik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Raportimet thonë se një nga vajzat e gruas, 16 vjeçe, është kthyer nga autoritetet në dëshmitare prokurorie për rastin e saj. Avokati i saj Sergei Podolsky tha: “Hetuesit morën në pyetje vajzat e mitura të Marias dhe dëshmia e njërës prej tyre u bë provë kundër nënës së saj”.

Ponomarenko u arrestua në Shën Petersburg në prill, ndërsa fillimisht u mbajt në paraburgim sipas ligjeve drakoniane të Rusisë që ndalonin kritikat ndaj ushtrisë. Ajo u zhvendos mijëra milje në Siberi dhe tani është mbyllur në spitalin psikiatrik të epokës sovjetike për rreth një muaj, ku do t’i nënshtrohet “vlerësimit”.

Shoqja e saj, Yana Drobnokhod tha për mediat ndërkombëtare: “Letrat dhe takimet me të afërmit janë të ndaluara. Ajo lejohet të shohë vetëm avokatin e saj”.

Armiku kryesor i Putinit, Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur i Rusisë, i cili u burgos për një dekadë për kundërshtimin e liderit të Kremlinit, e quajti rastin si një kthim në metodat sovjetike me shtetin që përdor spitalet psikiatrike si formë ndëshkuese për të heshtur disidencën politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb