TIRANË

Replika në seancën e sotme parlamentare. Teksa Sali Berisha ka ngacmuar ministret e PS-së, duke thënë se bëjnë garë kush t’i thurë më shumë himne Edi Ramës, ka reaguar menjeherë Spiropali.

“Nuk ka diskutim se ju nuk ju interesojnë këto, ju interesojnë fasadat, të lustroni.
Ku është ajo zonja që bën gara me Spiropalin për të himnizuar Edi Ramën. Çe keni këtë mani, gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin”, tha Berisha Duke iu referuar ministres Edona Bilali.

Nga ana tjetër Spiropali tha se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi dhe se Berishës i duket sikur Perëndimi është larguar nga Shqipëria pasi e kanë bërë hasha atë vetë.

“Sali gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, por dhëmbët e tu shkojnë ku i dikton frika. Fole për padrejtësi se ka mbaruar koha e drejtësisë tënde Sali. Ka mbaruar koha e sulltanatit tënd Sali. Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që i nxirrje nga hiçi në krye të vendit për të të mbrojtur ty, aleatët e tu, miqtë e tu dhe familjen tënde. Përmende largimin e Shqipërisë nga Perëndimi, sigurisht që Perëndimi të ka larguar ty, por nuk ka asnjë lidhje kjo me Shqipërinë dhe largimin e saj. Të duket se të kanë bërë hasha ty dhe se SHBA dhe Perëndimi janë larguar nga Shqipëria. Jemi më afër se kurrë. S’doja ta rëndoja se ishte i lumtur sot pas zgjedhjeve të 6 marsit.
T’ia lëmë këtë lumturi të shkurtër të pakicës së pakicës, t’iu kthehemi shqiptarëve, paketës së rezistencës sociale që adreson të gjitha çështjet. Sigurisht që nëse në protestë nuk del të flasësh shqiptarisht, por flet putinësisht, patjetër që do të duket sikur kjo është qeveria e regjimit. Nuk ka protestë në botë, përveç asaj që nxitet nga foltorja dhe non-gratat. Nuk mund të flasësh këtu me gojë për Perëndimin dhe të bësh punën e atij tjetrit”, u përgjigj Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: