Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu, ka deklaruar se në fundjavë janë liruar dy eksponentë të lartë të bandave të zonës Krujë-Durrës-Tiranë, Valter Bami dhe nipi i Rrahman Rrajës.

Në një deklaratë për shtyp, ai bëri një paralelizëm me ish-kryeministrin Sali Berisha, që gjendjet në “Arrest shtëpie”.

Balliu u shpreh se kjo është forca e lidhjeve politike të bandave.

Fjala e plotë: 

“Drejtësia e re” ka liruar gjatë fundjavës dy eksponentë të lartë të bandave të zonës Krujë-Durrës-Tiranë, dy kriminelë elektoralë të angazhuar në fushata kundër Partisë Demokratike, Valter Bamin dhe nipin e Rrahman Rrajës.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ndërkohë vazhdon të mbahet i arrestuar me urdhër të Ramës dhe vendim anti-kushtetues të SPAK dhe GJKKO. Denoncuesi i pakompromis i bandave gjatë kohës në opozitë, dhe burgosësi i tyre kur ishte në qeveri, mbahet në arrest, kurse bandat lirohen.

Kjo është forca e lidhjeve politike të bandave, kjo është forca e qeses që zgjidhur të parave që fryn llogaritë offshore të gjyqtarëve dhe prokurorëve të drejtësisë së re.

Edi Ramës i duhen Bami dhe Rraja për të marrë me forcë zgjedhjet e radhës. Edi Rama u ka premtuar atyre dhe të ngjashmëve “asgjë nuk ju gjen po na ndihmuat të mundim Berishën. Po erdhi Berisha në qeveri iu piu e zeza”.

Ky është pakti me Rrajave me Ramën dhe Taulant Ballën.

Me Sali Berishën kryeminister, kriminelet ishin ne burg, me Edi Ramen, kriminelet, jo vetem lane qelite por u bene pjese e Parlamentit dhe kryebashkiakë.

Keta bandite, me pushtetin qe u dha Rama, themeluan skemat të frikshme pasurimi dhe dominimi, dhe kush i pengonte kercenohej me jetë, sic i ndodhi familjes Maja në Borizanë.

Sali Berishen nuk e kercenonin dot, nuk e ndalnin dot, e vetmja forme ishte t’i kërkonin drejtesise se partise ta arrestonte.

Sot lirohen kriminelet dhe arrestohen denoncuesit, të korruptuarit lihen të lirë dhe luftëtarët e anti-korrupsionit burgosen, sot Xhacka dhe “burri strategjik”, Balluku, Veliaj, Beqja, Manastirliu dhe të dy Ramët, Edi dhe Olsi, shijojnë miliardat që u kanë marrë ju dhe lirojnë kriminelët që të pengojnë opozitën të garojë në zgjedhje të lira.

Ky është cikli i mbyllur i pushtetit të Edi Ramës.

Ky është cikli i zotërimit të së keqes.

A do ta lejojmë të na burgosin, vjedhin, tallin dhe largojnë nga vendi ynë?

Jo. O sot, o kurrë! është dita.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: