Ish-deputeti demokrat, aktualisht Sekretari organizativ i Berishës, Klevis Balliu ka komentuar bashkimin e opozitës duke e cilësuar si “garantim të fitores”.

“Bashkimi i Opozitës nxori në dritë tmerrin e qeverisë, bashkimi i sotëm garanton fitoren e se nesermes.

Nga momenti i publikimit të forografisë të bashkimit opozitar, mediat qeveritare u sulen ne panik, si qen të terrbuar. Shpejt sulmojini se u bashkuan’! Ky ishte urdheri i Ramës. Pse kjo dhune orale majtiste ndaj bashkimit? Sepse Bashkimi i sotem garanton fitoren e se nesermes”, shkruan Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: