Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja Kuvendit ka reaguar për skandalin me “Kayo”-n. Ai tha se po i jepet para kompanisë së Ramës. Ndërkohë ai bëri thirrje për lirimin e protestuesve. “Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre. Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar”, shtoi Berisha.

Kryedemokrati ‘thumboi’ kreun e Kuvendit në një replikë të momentit për shkak të kohës së fjalës, Niko Peleshi duke iu drejtuar se është bërë gati zëvendësuesi i tij. “Niko, ja ku e ke zëvendësin, aty e ke. Niko e ke zëvendësin gati. Do e heqin dhe atë, po, po…”, theksoi Berisha.

“Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues. Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij. Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë.

E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi… A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo? I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës. Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona.
A ka akt më të shëmtuar se ky?
A ka vjedhje më flagrante se kjo?
A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos? Si mund të heshtni ju para këtij fakti?
Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit. Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri. Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë? Si ka mundësi?”, u shpreh Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb