Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” bën publik mesazhin e një qytetari, sipas tij, i cili thotë se në Shkodër drejtori dhe nëndrejtori i policisë kanë bërë sherr me armë për të ndarë milionat.

Sipas Berishës, drejtori i Policisë Shkodër dhe nëndrejtori nxjerrin para nga kamionët që kalojnë me dru të prerë.

Postimi i Sali Berishës:

Narkodrejtor Niko Brahimaj dhe narkonendrejtori i tij, per ryshfete hiqen ne alltia!

Ata ndajne çdo dite 1 milione lek ryshfete nga kamionet me trupa, akuzon polici dixhital!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje z.Berisha

Jam nje punonjes i policise shkoder,ne shkoder ka plas sherri midis drejtorit Niko Brahimaj dhe nen Drejtorit Skender Hita te dy kan nxjerr armet dhe sherri per kete eshte qe nendrejtori nuk ka dorezu te gjitha leket e kamionave te te druve qe çdo dite kalojn 20 kamion me trupa dhe te dy bashk çdo dite ndajn 1 milion lek te vjetra.Kjo eshte policia krimit,te lutem anonim tek juve eshte shpresa e fundit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb