GJERMANI

Kryeqyteti gjerman i Berlinit ditën e sotme u përfshi nga protestat e dhunshme. Të ndarë në dy grupe, 38 mijë qytetarë zgjodhën të marshojnë kundër masave të reja ashpërsuese ndaj COVID-19.

Grupi i parë ishte më i dhunshëm pasi prej tij u arrestuan 200 protestuesë për hedhje gurësh dhe shishesh ndaj Policisë.

Kurse grupi i dytë ishte më paqësor dhe më i madh, prej 30 mijë qytetarësh, dhe ata vetëm marshuan. Por ndërkohë Policia gjermane u detyrua të ndalë këto protesta të cilat bien në kundërshti me masat e COVID-19, dhe nuk kishin opsion tjetër.

Por nga ana tjetër Gjykata gjermane i njeh protestat kundër masave kufizuese të COVID-19 dhe i lejon ato. Iniciatorja e masave të reja, kancelarja Angela Merkel ka kërkuar seriozitet ndaj pandemisë pasi situata mund të vështirësohet javët e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb