Bernie Ecclestone, pronari i Formula 1, shpreson që një ditë djali i pilotit të madh gjerman Michael Schumacher, Mick Schumacher, të mund të vazhdojë në gjurmët e të atit në garat e këtij sporti. Sipas tij, largimi i shumë tifozëve do të ndalej nëse një mbiemër i tillë do të ishte pjesë e Formula 1.

Michael Sshumacher është një nga pilotët legjendar të automobilizmit, ku ka arritur të fitojë plot 7-të herë titullin kampion bote, i cili për momentin ndodhet në koma prej shumë vitesh, ndërsa askush nuk kanë arritur të zbulojnë asgjë rreth shëndetit të tij.
Bernie Ecclestone faced a fourth day of questioning at the high court.
Deklarata e Ecclestone për Mick Schumacher
“Nëse ka edhe vetëm 1% nga talenti i babait të tij, përse jo, mund të garojë në Formula 1. Të kesh sërish në pistë mbiemrin Schumacher do të ishte një gjë e mirë për këtë sport”, tha Ecclestone, që ka përshëndetur kalimin e 17-vjeçarit Mick në garat e kategorisë së Formula 3 këtë sezon.

Më tej, bossi i garave të automobilizmit u shpreh se Mercedes do të jetë sërish makina më e mirë e këtij viti dhe se ndryshimet në aerodinamikë dhe gomat më të gjëra nuk do ta pengojnë njëvendëshen gjermane të triumfojë.

“Supremacia e motorit Mercedes është ende e ndjeshme me rivalët”, tha Ecclestone, që sheh përpara për të shpëtuar këtë sport edhe pse po i shet aksionet dhe tashmë në moshën 85-vjeçare. “Unë vazhdoj të këmbëngul se garat duhet të jenë më të shkurtra, duke zhvilluar dy të tilla që zgjasin rreth 40 minuta”, u shpreh Ecclestone. Botërori 2017-ës i Formula 1 nis më 26-të mars.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb