Besa Shahini ka bërë sot rrëfimin e parë mediatik në Open në Top Channel pas largimit të saj nga qeveria e Edi Ramës.

Shahini ka thënë se në bindjet ideologjike ajo është më e majtë se Rama dhe PS. Sipas saj PS shqiptare nuk është një e majtë e vjetër dhe populiste, por është më centriste se do të donte ajo.

“Unë jam më e majtë në ideologji se sa e majta e Ramës. PS nuk është e majta e vjetër apo ajo populiste, është një e majtë centriste, por jo aq sa do të doja unë. Kjo nuk ka qenë problem apo ja ndarje mes meje dhe Ramës, pasi mes nesh nuk ka ndarje” shprehet Shahini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb