TIRANE – Sot në 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruasë, aktori i njohur Bes Kallaku ka uruar 3 gratë e rëndësishme në jetën e tij, nënën që e lindi, gjyshen që e rriti dhe Xhensilën, bashkëshorten e tij. Përmes një postimi në Instagram, Besi i ka uruar me një dedikim vërtet të bukur.
“Urime 8-Marsin, Nëna(Shpresa) që me linde, më dhe jeten, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”,-shkruan Besi në Instagram.
Deri këtu çdo gjë duket për bukuri. Ajo që ka tërhequr vëmendjen në postimin e Besit ka qenë komenti i motrës së aktorit, e cila duket se është “mërzitur” që nuk është pjesë e dedikimit.
“Po mua lopa më ka bërë? Hajt se e flasim zemra e motrës”,-shkruan Ana në foton e publikuar. Për të “qetësuar” të motrën, Besi ka një përgjigje shumë të bukur për t’i dhënë.
“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë dhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e “bait vet”. Të do vllai shumë”,-shkruan Besi.
(BalkanWeb)