TIRANE- Rezultatet paraprake të numërimit të votave flasin për një fitore të qartë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit. Tashmë gjasat janë që kryeministri Rama të marrë i vetëm atë që kërkoi në fushatë: ‘timonin’ për të qeverisur vendin pa të tjerë në prehër.

Dhe kur rezultatet flasin për një humbje të thellë të PD-së në zgjedhje, kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejë ironia.

“BalkanWeb” ka përzgjedhur disa foto, ku përballja PS-PD ndër vite përthyhet si përballje mes automjeteve për shkak se edhe timoni ka qenë kryefjala e fushatës së 25 qershorit. Siç shihen edhe nga fotot, me humbjen e vitit 2005, PS-ja rezultoi një ‘Smart’ përballë autobusit të madh të PD-së së ’92-shit. Por në përballjen e vitit 2013, kur edhe PS u rikthye në pushtet pas 8 vitesh në opozitë, diferenca mes tyre dhe PD-së duket se u “barazua” me furgonin. Por referuar rezultateve të 25 qershorit, tashmë përballja mes dy “automjeteve” ka ndryshuar tërësisht pasi PS është shndërruar në “autobusin” e madh dhe PD-ja në “Smart”-in e vogël.

19495982_10209908338967214_1142412948_o

19265063_10209908339527228_420309205_n

Në këtë linjë ka qëndruar edhe kryesuesi i listës së PS në Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili me humor ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut një foto që flet për kreun e PS-së, Edi Ramën. Në foton në fjalë shkruhen etapat në të cilat ka kaluar Rama, nga basketbollist në moshën 14-vjeçare dhe shofer në moshën 53-vjeçare.
Untitled
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: