Apeli i Mançester Sitit kundër skualifikimit prej dy vitesh nga Kupat e Europës, vendim që u mor më 14 shkurt, do të diskutohet në KAS nga datat 8 deri 10 qershor. Klubi anglez është skualifikuar nga UEFA për shkak të shkeljeve në Fair Play-n Financiar dhe rrezikon të mbetet jashtë Champions League sezonin e ardhshëm. Nuk është ende e qartë se seanca dëgjimore do të mbahet në gjykatë apo nëpërmjet videokonferencës dhe nuk është caktuar një datë për verdiktin e fundit, por që pritet të viijë përpara shortit të edicionit të ardhshëm të Champions League.

Apelimi ishte lajmëruar nga klubi anglez menjëherë pas komunikimit të dënimit nga ana e UEFA-s. Siti, që u deklarua i zhgënjyer por jo i habitur nga vendimi i dhomave jurudike në UEFA, lëshoi një komunikatë në të cilën këmbëngulte se do të vijonte apelin duke trokitur menjëherë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. UEFA, veç pezullimit dyvjeçar, e ka gjobitur Sitin edhe me 30 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb