TIRANË

Deputeti Adriatik Alimadhi, i cili ka lënë spitalin dje pas 49 ditësh luftë me koronavirusin ka folur në një lidhje me News24 duke rrëfyer gjithë përjetimet e tij përgjatë gati dy muajve.

Alimadhi tha se kushtet në Spitalin Infektiv ishin të vështira dhe se ky spital nuk i plotëson kushtet për spital COVID por nga ana tjetër vlerësoi punën e mjekëve. Ai tha se do të vijojë të mbajë oksigjen dhe pse gjendja e tij është më e qetë.

Sa i përket marrjes së virusit ai tha se mund të jetë infektuar pas takimeve me njerëzit. Alimadhi i konsideroi masat anti-COVID të rrepta e të ashpra, por nga ana tjetër tha se disa duhen respektuar.

“Në fakt unë dje jam kthyer tërësisht në një gjendje normale sepse kam marrë një përgjigje skaneri që ishte domethënëse për mua që 70% e mushkërive janë pozitive dhe jam qetësuar me thënë të drejtën por insistova të dilja nga spitali se jam i mërzitur dhe i lodhur. mendova ta kaloj pranë familjes por të dëgjoj rekomandimet e mjekëve. Ata më rekomanduan të vazhdoj oksigjenin në 2.5 litra, duan pak kohë që mushkëritë të kthehen në gjendje normale.

Bashkëshortja ime më shërben. Bashkëshortja e kaloi në këmbë, rreth e rrotull shtëpisë, mua më vuri përpara virusi. Ajo u tregua më e fortë, unë pak më i dobët.
Ka qenë pas datës 21 mars, deri në 24 mars kur jam paraqitur në urgjencë tek Nënë Tereza dhe pastaj më transferuan tek Sanatoriumi. Atje më thanë për të bërë skanerin dhe tamponin. Pas 24 orësh më erdhi përgjigjja nga doktoresha jo nga ISHP. Pasi mora njoftimin që më kishte prekur virusi njoftova kryetarin e Kuvendit, sipas rregullave.

Të gjithë i neglizhojmë disa gjëra me thënë të drejtën. Unë kisha bllokim në frymëmarrje prandaj u paraqita në urgjencë. Po ta prekësh gjendjen nga afër nuk është se ka ndonjë përkushtim. Dhe tek Spitali Infektiv pavarësisht masave që kanë marrë, prodhon politik deri në këto moment.
Nga momenti që kam filluar ta analizoj, kontaktet me njerëzit. Kur nuk ishin vënë rregullat nga qeveria unë shkoja në studion ligjore në këmbë, kisha kontakte me njerëzit. Kanë qenë të shumta. Sigurisht jam ulur dhe kam pirë ujë, çaj apo kafe dhe e kam të vështirë për ta përcaktuar.

Kjo ka qenë një eksperiencë për mua jo e mirë dua ti them gjërat siç janë. Spitali Infektiv prodhon më shumë politikë. Nuk flas për doktorët apo shefat që kanë treguar përkushtim ndaj meje, por spitalet tona në atë gjendje janë nuk duhet të bëhet propagandë. Nuk i plotëson kushtet për spital COVID. Këtë strukturë që e ngriti qeveria duhet ta vendoste tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’. Atje kishte specialistë të vërtetë shumë të mirë. Tek Infektivi as vetë doktorët nuk e kanë të qartë se çfarë ilaçi mund ta shërojë. Gjendja ime 26-27 ditë solli përkeqësim. Doktorët ishin me atë kohën e pritjes që do 10 ditë, dy javë virusi të ikë. Por pas 26-27 ditësh gjendja u bë më e rëndë. Unë bëra skaner por nuk ma treguan mua por miqve të mi. Bënë një gënjeshtër të bardhë, unë insistoja të mos shkoja në reanimacion por doktoreshë Najada instistonte dhe unë u transferova në Sanatorium. Bëra skanerin atje. Duke parë skanerin më orientoi që të shtrohesha në sanatorium. Kushtet e kalimit nga pavijoni tek spitali infektiv nuk e përjetova mirë këtë situatë. Në reanimacion ishte si të jetoje mes të vdekurve. Ka qenë një punë shumë e mirë por njerëzore e doktoreshë Almës. Më kanë shërbyer si të isha vëllai i tyre ose një njeri i dashur.
të gjitha shërbimet personale mi ka bërë im vëlla.
Ky rast që më ra mua, të mendosh që nuk ekziston, e kam kaluar në trupin tim. Po të shikoni skanerin dhe kartelën time, më duket sjellje prej çilimiu për ata që mendojnë se nuk ka koronavirus. Kam kaluar një periudhë të vështirë.
Kostumi i demokracisë nuk i ka shkuar asnjëherë në këto 30 vite këtij vendi. këto janë masa të ashpra, të nxjerrësh ushtrinë në rrugë, t’i fusësh presionin shqiptarëve. Mendoj se janë masa të egra. Nuk e di politikisht Këshilli i ministrave i vijnë pas mendjes këtij populli. janë masa të egra por ne duhet të jetojmë në kushte të lira. Disa masa duhen, disa shërbime. 127 neglizhencë, e kam provuar në kurrizin tim”, rrëfeu deputeti për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb