Man.United është nxjerrë në shitje nga familja Glazer dhe ofertat në drejtim të tyre vijnë nga të gjithë anët. Nga Arabia Saudite, nga Katari sheiku Al Thani, nga SHBA fondi Elliott ndërsa së fundmi sipas mediave në garë është futur edhe Jim Ratcliffe.
Bosi britanik ka shfaqur edhe më herë dëshirën e tij për të blerë një klub anglez, paraqiti një ofertë zyrtare për Chelsea, ndërsa të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe për Man.United.

Ratcliffe është i gatshëm të paguaj 4,5 miliardë sterlina për të blerë aksionet e “djajve të kuq”.
(BalkanWeb)