TIRANË- Janë betuar sot 30 ushtarë të rinj si pjesë e forcave Komando. Në ceremoninë e betimit ka marrë pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila pasi ka vlerësuar kontributin e forcave Komando, si një njësi elitare e ushtrisë shqiptare, deklaroi se qeveria do të ketë një trajtim më të mirë për ushtarakët shqiptarë.

“Jam e impresionuar nga aftësitë e pjesëtarëve të rinj të komandove. Forcat Komando, janë njësi elitë e Forcave të Armatosura. Komandot kanë marrë pjesë në operacionet më të vështira. Meritoni më shumë, 2019-ta do jetë një vit shumë më i mirë për FA. Qeveria po tregon një kujdes më të madh ndaj Forcave të Armatosura dhe trajtim më të mirë për ushtarakët shqiptarë”, deklaroi Xhaçka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb