Të kesh konkurrent partnerin, shpeshherë mund të duket argëtuese. Të gjithë mund ta keni provuar si ndjesi në video-game apo situata të tjera të përditshme.

Në të njejtëm mënyrë po argëtohet edhe Beyonce me Jay-Z. Vetëm se ‘loja’ e tyre është më e madhe. Ata po konkurrojnë midis njëri-tjetrit se kush do të jetë artisti më i nominuar për çmimet Grammy në histori.

Ishte Jay-Z, por sot është Beyonce! Ajo është nominuar për 87 çmime Grammy gjatë gjithë karrierës, duke tejkaluar rekordin e mbajtur më parë nga bashkëshorti i saj. Gjithashtu ky triumf e bën atë artisten e parë femër që ka tejkaluar 80 nominime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: