Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se është i hapur për negociata të mundshme me Vladimir Putin nëse udhëheqësi rus është serioz për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.

“Unë jam i përgatitur të flas me zotin Putin nëse, në fakt, ka një interes që ai të vendosë se po kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund luftës. Ai nuk e ka bërë ende këtë,” tha Biden.

Ai shtoi se nuk ka ndërmend të flasë me Putinin së shpejti, por do të ishte i gatshëm nëse Putini është vërtet i interesuar për t’i dhënë fund luftës.

“Nëse është kështu, në konsultim me miqtë e mi francezë dhe të NATO-s, do të jem i lumtur të ulem me Putinin për të parë se çfarë ka në mendje. Ai nuk e ka bërë këtë ende. Ndërkohë, mendoj se është absolutisht kritike, ajo që tha Emmanuel: ne duhet të mbështesim popullin ukrainas”, tha Biden.

Ai shtoi se ekziston vetëm një mënyrë racionale për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që Rusia të tërheqë trupat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb