Presidenti amerikan, Joe Biden bëri një apel për të gjitha shtetet që të dhurojnë më shumë vaksina për vendet më të varfra.

Në një deklaratë, Biden u bëri thirrje të gjitha vendeve të tregojnë “bujarinë dhe shpejtësinë” e treguar nga SHBA-ja në dhurimin e vaksinave kundër COVID-19 për më të varfrit.

Duke folur për variantin e ri nga Afrika e Jugut, drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se “pandemia do të përfundojë vetëm kur të kemi një vaksinim global”.

Së fundmi, Biden përsëriti thirrjen e tij për eliminimin e të drejtave të pronësisë intelektuale mbi vaksinat, për të lejuar kështu prodhimin dhe shpërndarjen më efektive të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: