Mrekullitë në futboll ndodhin rrallë, Inter e provoi ta vinte në jetë një të tillë, krijojë një iluzion të bukur, pro vetëm kaq, në fund feston Liverpool që siguron një biletë për në çerekfinalet e Champions League. Zikaltërit i futen drithërimat 55 mijë tifozëve të pranishëm në “Anfeild”, luajtën si të barabartë kundër një ekipeve më të mira në Evropë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas afro 2 vite gjysmë, të kuqtë bien për herë të parë në shtëpinë e tyre në Evropë, e fundit që ia kishte dalë të fitonte ishte Atalanta. Inzaghi zgjodhi të sfidonte Klopp me dyshen latine Martinez-Sanchez, i pari realizoi një super gol në minutën e 62-të, por vetëm një minutë më parë, Sanchez e kthen festën në dramë duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, një goditje e fortë për zikaltërit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Inter e provoi deri në fund, të dërgonte të paktën ndeshjen në shtesë, por pa ia arritur këtij qëllimi, në fund largohen me kokën lart, duke kthyer vështrimin nga Italia, aty ku janë në garë me kohë të plotë për dy objektiva sezonal, titull dhe kupë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb