TIRANË

Bie numri i pacientëve në dy spitalet COVID në Tiranë. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se në Spitalin Infektiv ka një numër prej 2-3 raste urgjencash në ditë ndërsa daljet nga spitali më shumë se 2-3 raste në ditë.

Ndërkohë në Spitalin COVID2 ose “Shefqet Ndroqi” janë 90 pacientë të shtruar, 9 në terapi intensive dhe ka një numër më të madh urgjencash.

“Në sanatorium janë 9 në terapi intensive, 4 në intubim, në të gjithë spitalin rreth 90 të shtruar. Në fillim të gushtit kanë qenë 210 të shtruar. Në Spitalin Infektiv numri i shtrimeve është më i vogël.
Në spitalin e Sanatoriumit ka 2 urgjenca gjatë ditës së sotëm, dje ka pasur 9 urgjenca, 2 paradite dhe 7 pasdite. Për një javë në sanatorium nuk ka pasur shtrime të moshave të reja. Ditën e djeshme ka pasur një 40-vjeçar me komplikacione shëndetësore. Nuk ka prekje në formë të rënduar të personave në moshë të re.

90% e rasteve të diagnostikuara me COVID sipas mjekëve ekspertë marrin trajtim në shtëpi. Rastet e paraqitura në Sanatorium kanë qenë të formës së rënduar shëndetësore. Në sanatorium ngrenë alarmin se vazhdon kurimi në shtëpi dhe kur pacienti është në formë të rënduar dhe mos oksigjenimi i duhur sjell rëndim të gjendjes dhe fatalitet”, raportoi Skëndaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb