Rrjeti më i madh i supermarketeve, Big Market, vazhdon zgjerimin në të gjitha qytetet e vendit. Big Market ka lajmëruar hapjen e marketit më të ri në Durrës, më konkretisht në zonën e Spitallës.

Të dedikuar ndaj kujdesit dhe cilësisë së përzgjedhur, marka më e njohur shqiptare ofron të njëjtin standard të shkëlqyer kudo ku ajo ndodhet.

Drejtoresha e Marketingut në Big Market, Klaudia Karabolli, tha se së fundmi janë hapur dy “Big Market” të reja në Durrës, ndërsa po bëhen gati edhe për një hapje të re në Tiranë.

Kështu, edhe në Spitallë klientët do të gjejnë të njëjta produkte cilësore, të përzgjedhura me shumë kujdese dedikim.  Këtë sezon veror, Big Market ka zgjeruar edhe gamën e zgjedhjeve për klientët e tyre duke mundësuar produktet më të mira lokale dhe ndërkombëtare, të përshtatshme për buxhetet e çdo familjeje shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: