Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 28 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin fqinj janë regjistruar gjithsej 150.672 raste, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, kurse 4.714 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 16.049 raste aktive me virusin korona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb