Femicidi nuk njeh moshë dhe vend. Rreth 100 gra janë vrarë këtë vit, 50 të cilat ekzekutuar nga partneri ose bashkëshorti.

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave”, publikohet raporti nga INSTAT me numrin dhe emrat e 97 viktimave të vrara që nga fillimi i vitit e deri në datë 7 nëntor.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh se qeveria e saj i është përkushtuar luftuës së dhunës me bazë gjinore dhe femicidin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meloni ka shkruar: “Ne ia kemi borxh shumë viktimave”.
Sipas Institutit Italian të Statistikave (ISTAT), në Itali, 31.5% e grave kanë pësuar një formë të dhunës fizike ose seksuale dhe 5.4% kanë qenë viktima të formave të rënda të dhunës seksuale si përdhunimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: