Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur në “Twitter” se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Gates ka theksuar se ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë “që e kanë sjellë deri te ky moment”.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19”, ka shkruar Gates përbri fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.
Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka marrë.

Bill Gates 1
Bill Gates 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb