Birra Korça është pija me aktivitetin më të lartë gjithëpërfshirës, logo e së cilës është e pranishme në bare, lokale, restorante, resorte, kompani me spektër të gjerë edhe sa i takon organizimeve kulturore, panaireve por po aq e pranishme edhe në kampionatet e futbollit apo komplekset sportive. Është shija tradicionale që e bën të pazëvendësueshme në çdo takim.

Sepse Birra Korça është shije unike e patjetërsueshme dhe e dashur për të gjithë.

Një bashkëpunim i tillë është përqafuar dhe nga Albania Padel Group, e para qendër sportive e llojit të saj në Ballkan. Ajo sjell sportin e padelit, një lojë që luhet me raketa në format dysh. Një lojë zbavitëse dhe padyshim, një loje e nxehtë, pas së cilës vjen nevoja për freski që shuhet vetëm me Birrën Korça.

Sporti i Padel dhe eventet me këtë temë bëjnë bashkë futbollistët, influencers, aktorët dhe shumëkënd që e shijon adrenalinën e dhuruar nga lëvizjet sportive, aktivitetet në grup dhe trokitjen e gotës se birrës pas fitores. Birra Korça duke qenë pjesë e pandalshme aktiviteteve ne komunitet shoqëron edhe eventet e organizuara nga kompani të ndryshme të cilët investojnë për një kohë të mirë me stafet e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo është një alternativë ndryshe, në pauzat dhe shkëmbimet miqësore mes atyre që zgjedhin të ndajnë kohën e tyre sportive dhe relaksuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: