Nga sot deri të dielën, më 16 gusht, Korça kthehet në kryeqendrën e festës, muzikës dhe traditës me nisjen e Festës së Birrës, një nga eventet më të dashura të verës shqiptare.

Ky vit shënon një jubile të veçantë për festivalin, 20 vite nga organizimi i parë. Dy dekada me muzikë, emocione, atmosferë festive dhe momente që tashmë janë kthyer në një traditë të pandashme të qytetit.

Në qendër të kësaj historie qëndron Birra Korça, birra e parë shqiptare, e cila frymëzoi dhe u bë themeluese e kësaj feste. Ajo është shndërruar në një simbol të qytetit dhe në një nga elementët më identifikues të eventit të përvitshëm.

Për 5 ditë, Korça pritet të mirëpresë mijëra vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të shijojnë muzikën, atmosferën festive, traditën dhe, sigurisht, shijen dhe freskinë e Birra Korça.

Gazetarja e News24, Lorena Kodra, ka raportuar se Birra Korça do të ketë hapësirën kryesore në festival, duke qenë një nga pikat qendrore të aktivitetit. Një tjetër atraksion që nuk duhet humbur është edhe Shtëpia e Birrës Korça, ku vizitorët mund të shijojnë birrën deri në pikën e fundit.

Nata e parë do të nisë me energji dhe ritme festive, me performancat e artistëve të njohur Luiz Ejlli dhe Eranda Libohova.

Në këtë edicion, hyrja në festival do të jetë e lirë, ndërsa është krijuar edhe një hapësirë e posaçme për ata që dëshirojnë të kenë një tavolinë të rezervuar.

Festa e Birrës në Korçë vjen kështu si një ndërthurje e muzikës, traditës dhe kulturës së qytetit, duke ruajtur një histori që tashmë numëron dy dekada.

20 vite histori, 20 vite emocione dhe një festë që tashmë është bërë traditë.

Festa e Birrës, tradita vazhdon!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb