Pogradeci po kërkon të ndërtojë një traditë të re për të rinjtë, dhe këtë herë muzika rock ka sjellë një tjetër energji në qytet. Për herë të parë, një Rock Fest me përmasa të tilla ka mbledhur në skenë disa prej emrave më të njohur të rock-ut shqiptar.
Në qendër të këtij eventi ka qenë edhe mbështetja e Birra Korça, e cila është bërë pjesë e festivalit duke i dhënë suport një nisme që synon të sjellë më shumë rini, argëtim dhe aktivitete të reja në Pogradec.
Organizatori i festivalit e cilëson këtë bashkëpunim si një mbështetje për një energji të re në qytet. Sipas tij, Birra Korça e mbështeti eventin në një moment kur organizimi po realizohej pa sponsorë.
Me muzikën rock, atmosferën festive dhe mbështetjen e Birra Korça, Rock Fest synon të kthehet në një traditë të përvitshme për Pogradecin, duke e pozicionuar qytetin jo vetëm si një destinacion turistik të qetë, por edhe si një pikë takimi për të rinjtë, muzikën dhe argëtimin.
