KORÇË

Alpinistë shqiptarë por dhe të ardhur nga  vende të ndryshme të Ballaknit  të  pranishëm në Korçë për  Konferencën e Federatës së Alpinistëve të Ballkanit vizituan dhe Fabrikën e Birrës Korça, e  kthyer  në pikë terheqëse për  turistët e shumtë që vizitojnë Korcën.

Alpinistët  teksa  kanë  shijuar  shijet e  vecanta  të  Birrës Korca  gjatë qëndrimit në fabrikë u njohën dhe me historinë e mbushur  me  suksese  të Birrës më të vjetër shqiptare.

“Kam vite që punoj në Shqipëri me zonat e mbrojtura, kam ardhur shpesh dhe shokët e mi gjithmonë më kanë ftuar për një birrë dhe aty jam njohur me birrën Korca duke qenë se është birra më e mirë shqiptare. Dje po udhëtonim nga Tirana drejt Korcës dhe në vendin që ndaluam mora një birrë Korca.

Ndihem mirë qe po e vizitoj, këtu është shumë mirë e organizuar, për një gjë më vjen shumë mirë, që pronarët e rinj kanë investuar te fabrika dhe e kanë rikonstruktuar sepse shohim që shumë biznese kur marrin pronën e re nuk investojnë kaq shumë. Me pëlqen birra bjonde por edhe e zeza është e mirë gjithashtu edhe mënyra që i perzien të dyja.” -tha një prej tyre.

“E kam parë fabrikën e Korces para 1 viti dhe tani qe u futa brenda ishte mundesia me e mire,mu realizua deshira,eshte nje birre shume e mire,puna qe behet ketu eshte perfekte,me behet shume qejfi qe kjo kompani po ecen. Une dëshiroj që një ditë birrën Korca mund ta gjej edhe në Ceki.Mendoj qe te dyja birrat jane shume te mira nuk mund te vecoj brunen apo bjonden, i konsumoj te dyja. Kushtet në fabrikë janë shumë të mira, mendoj se është një nga kompanitë të cilat edhe kompanitë e tjera duhet të marin shembull. I uroj suksese kësaj fabrike.” Thotë Martin Veaely.

“Më pëlqeu birra juaj,në pergjithesi nuk me pelqen birra por Birra Korca me pelqeu shume.Ne bullgari nuk ka birra Korca por do te ishte shume ide e mire sikur ta sillnit edhe ne Bullgari birrçn tuaj.

Ambjentet janë shumë të pastra, teknologjia është moderne dhe jeni më të mirët.” u shpreh Iskra Cerrneva.

Krahas  fabrikës  shijet  e  vecanta  të  gatimeve  tradicionale  në  Restorantin e Birrës Korça kanë  krijuar  të  tjera  mbresa  për  alpinistët  ballkanas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb