Delegacioni amerikan nuk do të marrë pjesë në tryezën e negociatave me Iranin në Oman, ka bërë të ditur një zyrtar i Katarit për median amerikane CBS.
Më herët, CBS raportoi se delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kishin udhëtuar drejt Omanit më 11 korrik për të vazhduar bisedimet që lidhen me çështjet rajonale, përfshirë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.
Megjithatë, sipas burimeve, delegacioni amerikan nuk do të jetë i pranishëm në takimin e planifikuar.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ndodhet në Muscat, kryeqytetin e Omanit.
Nuk janë bërë të ditura arsyet e mungesës së delegacionit amerikan, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të zhvillohen kontakte në një format tjetër apo në një datë të mëvonshme.
