Një tren ”shpëton” nga bishti i një balene ose të paktën nga bishti i një një balenë në skulpturë, shkruan faqja e internetit today.it.

Protagonist i historisë është një shofer i metrosë ”Spijkenisse”, afër Roterdamit, në Holandë, ku makinisti arriti të mbijetojë nga shinat e trenit vetëm falë një instalimi artistik, statujës së një balene, që ndodhet afër stacionit.

Një vagon doli nga shinat, por për fat të mirë, në vend që të binte nga 10 metra lartësi në lumin Meuse, ngeci në bishtin e skulpturës së balenës në stacionin e metrosë ”De Akkerwt”.

“Po përpiqemi të ulim trenin në një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, nga skulptura”, theksoi një zyrtar publik.

Shoferi, i cili mbeti anonim, arriti të dilte nga treni vetë. Ai u dërgua në spital për një kontroll dhe besohet se nuk ka pësuar dëmtime.

Skulptura, me titull ”Whale Tails”, është vepër e arkitektit dhe artistit Maarten Struijs.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: