Nga: Zonja Ida Cakerri

110 gr gjalpë (në temperaturë ambjenti)
90 gr sheqer pluhur
1 lugë kafeje pluhur pjekës
1 vezë
270 gr miell
200 gr fruta pylli të ngrira
100 gr sheqer

Rrahim gjalpin me sheqerin, më pas shtojmë vezën. I rrahim bashkë dhe shtojmë miellin me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin dhe e lemë 30 minuta në frigorifer.

Më pas e hapim brumin e biskotave me trashësi 3-4 mm, e presim me forma dhe e pjekim në 190 gradë për 15-20 minuta maksimumi.

Në një tenxhere hedhim frutat e pyllit me sheqerin dhe i ziejmë në temperaturë mesatare derisa të trashet reçeli.

Pasi reçeli të ftohet mbushim biskotat me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb