Ish-kryeministri Sali Beirsha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se qeveria Rama nuk e ka menaxhuar mirë edhe situatën ekonomike të krijuar nga pandemia.

Ndryshe nga Rama, ai tha se do të lejongte hapjen e bareve dhe restoranteve të mbyllura që nesër, duke përgjysmuar numrin e tavolinave të tyre. Po ashtu Berisha tha se në situatën ku ndodhemi mund të ishte reduktuar disi rroga e administratës që të mos mbeteshin mijëra të tjerë pa pagë.

“Janë ndihmuar 9 mijë e 15 familje me ndihmë, por Rama kafshatën e gojës e bazoi në mashtrim. Me COVID ky biznesit i tha stop, paralizë, dakord për të shpëtuar jetët. Por që në këtë rast shteti ka deyrim që për cdo orë që ata humbasin t’I kompensojë, janë taksapagues prej vitesh. Thotë dhashë 40 e ca million për biznesin e vogël duke dyfishur pagën e papunësisë dhe asistencën ekonomike.

Me shtesën që bëri u arrit nga 92 mijë famije, familjet me 3 anëtarë bëjë 270 mijë anëtarë, shumëzoi pak për 10 euro shtesë, disa 20 euro, shto këtu të papunët që janë 183 mijë, të cilëve do i jepte 20 euro, për biznesin nuk ngelën as 7 milion euro.

Paga për biznesin është qesharake. Biznesi ankohet se bankat nuk u japin kredi. Kjo nuk është ndihmë ta bënte shteti si në Maqedoni. Rrogëtarëve do i jepej 70 apo 80 % e pagës neto, ju qytetarë do pranoni se këtë kam mundësi të thoshte me një kusht që askush të mos pushohet nga puna! Në të kundërt të jepte rrogë për të tjerët. Në privat ka 504 mijë të punësuar që s’kanë marrë asgjë, për këtë arsye punëdhënësit kanë shpunësuar 120 mijë qytetarë, ndihma pra ishte një fasadë dhe mashtrim”.

Sipas Berishës, “Kush ka hapësirë publike do i lejoja që nesër të hapnin biznesin, por edhe kush nuk ka hapësirë të zvogëlojë numrin e tavolinave dhe do i kompensoja. Ky po krijon një pandemi falimentimi. bizneset po ikin si pula nga kolera”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb