Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje të reja në lidhje me operacionin e autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane në lidhje me goditjen e krimit të organizuar në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mësohet se urdhër-arreste janë lëshuar për:

-Një avokat, i cili kishte në mbrojtje disa prej personave të shpallur në kërkim,

-Një efektiv policie i larguar nga blutë vetëm pak kohë më parë,

-Biznesmenë

– Orges Molla, i cili konsiderohet edhe si personazh kyç në këtë histori

-Hasan Nerjaku, i arrestuar në Itali

-Administratori i kompanisë së autobusëve në Fier, Ligor Çombashi

Janë lëshuar urdhër-arreste për:
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili
Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj

Ky operacion ka derivua nga një hetim i mëparshëm i hetimit të Krimeve të Rënda, ndërsa janë ushtruar kontrolle në disa baza dhe banesa.

Në total janë 52 urdhër-arreste mes Shqipërisë e Italisë si dhe është ekzekutuar urdhëri i sekuestrimit të pasurisë për disa miliona euro në Itali e Shqipëri në pronësi të grupeve kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb